Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ”Rama jepe dorëheqjen”.

Më mijëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit, të vendosur dhe me rezistencë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një protestë ndryshe nga ditët e tjera. Revolta nisi organizimin që në orën e para të mëngjesit, me protestën që u zhvillua para Kuvendit, në orën 08:30. Protestë e cila u shoqërua me tensione e përplasje, pas nisjes së seancës plenare në Kuvend.

Qytetarët hodhën vezë në drejtim të deputetëve, ndërsa u hodh edhe gaz lotsjellës nga policia. Ndërkohë disa protestues u shoqërua në komisariate.

Protesta zgjati deri pas orën 17:30. Megjithatë pavarësisht revoltës në orët e paradites, protesta e paralajmëruar në orën 19:00 u zhvillua si çdo ditë me organizimin në sheshin Skënderbej, dhe marshimin drejt Kryeministrisë.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe i bënë thirrje SPAK të arrestojnë kryeministrin, vijoi marshimi në rrugët e kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb