Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka nga gadishulli Cap Ferret, në jugperëndim të Francës, për t’i shpëtuar një zjarri të madh pyjor që ka përfshirë zonën. Sipas agjencisë AFP, banorët mbërritën në skelën e Arcachon pas urdhrit të evakuimit të dhënë nga autoritetet lokale për këtë destinacion të njohur turistik.
Bashkia e Arcachon bëri të ditur se autobusë janë vendosur në katër skela për të transportuar banorët e larguar nga zona, ndërsa të gjithë personat që ndodheshin në gadishull janë urdhëruar të evakuohen. Zjarri, me origjinë që dyshohet të jetë aksidentale, ka përfshirë një zonë pyjore në veri të pellgut të Arcachon që prej së mërkurës dhe ka djegur rreth 87 mijë hektarë tokë.
Deri tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve. Ekipet e emergjencës vijojnë punën për kontrollimin e zjarrit, ndërsa autoritetet kanë ngritur masa të shtuara për mbrojtjen e banorëve dhe zonave turistike.
🔥 ALERTE – Un monstre. Le mégafeu hors de contrôle en #Gironde prend des proportions phénoménales et a maintenant parcouru près de 5000 hectares depuis hier ! L'incendie a atteint Lège-Cap-Ferret où des maisons sont en flammes, des explosions sont entendues, la mairie et des… pic.twitter.com/DRMpwNlZsM
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) July 23, 2026
