Numri një i stolit të Cityt, Maresca u pyet në konferencë për shtyp rreth situatës së Rodrit, teksa për mesfushorin ka patur interesim nga Real Madrid.

“Para së gjithash, duhet të them se gjithmonë ka spekulime rreth lojtarëve të shkëlqyer, kështu që nuk shqetësohem për këtë. Mendoj se është normale, veçanërisht sepse ai fitoi Kupën e Botës, pasi është një nga lojtarët më të mirë”.

“Mendoj se çdo trajner e dëshiron Rodrin sepse është një lojtar i klasit të parë. Por tani, ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të hënën. Ai ka nevojë për pushime, për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, dhe pastaj do të kthehet me ne”, tha ai.

Së fundmi, Maresca u pyet se çfarë mendonte për skuadrën e tij aktuale dhe sa punë mbetet për t’u bërë. “Mendoj se gjithmonë ka diçka për të bërë për atë që duam dhe gjithashtu për dinamikën e afatit kalimtar. Ndoshta ka disa gjëra për të bërë, por ne jemi në proces t’i bëjmë ato”, përfundoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb