Një e moshuar pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka bërë thirrje kundër klasës politike, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime edhe në opozitë. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo hodhi akuza ndaj Ramës dhe kërkoi që ish-kryeministri Sali Berisha t’u hapë rrugë figurave të reja politike.
E moshuara vijoi me kritika ndaj kryeministrit, duke thënë se sipas saj ai ka humbur besimin e qytetarëve. Ajo pati gjithashtu një mesazh për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin edhe slogane kundër figurave politike, përfshirë “Rama, Belinda e Saliu në burg”. “O Edi Rama, ore hutaq, nuk bëhet me kërbaç! Nuk është e thënë se ne do të largohemi, pa të larguar ty! Por një gjë do ta themi, ashtu siç është për t’u thënë; po pse të japim besën ty Edi Rama? Kur ti tradhton shokun e ngushtë dhe i merr gruan. Nuk ka malësor që të jep besën ty! Berishës i them dy fjalë; hape krahun sa më parë shijoje pensionin tënd, dhe jepi të rinjve mundësi. Po nuk e dhe ti dorëheqjen nuk ikën ai.”, tha ajo.
