Një i ri në protestë deklaroi se deri tani at ajanë solidarizuar dhe kanë justifikuar policinë. Ai tha se ata janë aty për të gjithë edhe për dinjitetin e policëve.
“Që nga fillimi jemi përpjekur te solidarizohemi me policinë sepse e kanë pagën 70,000 lekë dhe se shanatzhohen, por ata nuk kanë bërë të njëjtjen gjë. Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës, në krye të detyrës jemi ne rinia që kemi dalë në shesh.
Ne dalim dhe për ju dhe fëmijët tuaj, që policia të trajtohet me dinjitet, jo të jetë shërbetore e krimit. Sot ka një organizim perfëkt të policë, në aksione ka një orgamizim mediokër dhe thjesht ndjekin urdhrat e eprorëve si në Korçë.
Ne nuk kemi frikë, ata që kanë frikë janë politikanët dhe iu duhen tunele që të shkojnë e të ushtrojnë detyrën”, tha ai.
