Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e kanë pritur me ovacione deklaratën e kryegjyqtarit Charles Smith. Ky i fundit gjatë seancës vendimtare në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur gjerësisht ndaj popullatës civile, si një nga kushtet për të konstatuar krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, tha ai, ndërkohë që deklarata e tij u prit me gëzim në Prishtinë.

“ZPS nuk arriti të vërtetojë jashtë dyshimit të arsyeshëm që ky sulm u drejtua kundër një popullate civile”, tha Smith.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: