Një shkrimtar shqiptar që prej vitesh jeton në Londër ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku ka bërë thirrje për ndryshime politike dhe institucionale në vend, ndërsa u ndal te skandali “Balluku”. Duke iu referuar çështjes së ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ai tha se ky rast, sipas tij, tregon problematikat që lidhen me pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ai u shpreh se liria dhe drejtësia duhet të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët. Sipas tij, një sistem drejtësie i pavarur duhet të garantojë që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit, pavarësisht statusit apo funksionit që mban.

“Liria është barazi për drejtësi, e pranoj hapur këtë luftë. Ju bëj thirrje shqiptarëve për një Shqipëri të re, që rilind me humanizëm dhe me drejtësi të pavarur. Me të zgjedhur nga populli. Sistem drejtësie që duke qenë i pavarur sjell para ligjit që një qytetar të jetë i barabartë. Rasti i Ballukut është fakt historik që tregon se Shqipëria nuk ka sistem drejtësie të pavarur. Kurrë nuk ka sistem të pavarur drejtësie. Ky fakt dhe shumë fakte të tjera, tregojnë se një politikan dhe një qytetar nuk janë të barabartë para ligjit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: