Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit.
 Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb