Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aneksin “Prania Besnike” me anëtarët e PS.

Ai iu ka dhënë atyre një mesazh të fortë që duhet të dëgjojnë ata që i kanë votuar pasi shembujt e partive në Europë dhe në botë kanë terguar se ata që nuk kanë qeverisur me veshët hapur kanë pësuar disfata.

“Vazhdimi i mbledhjes së zgjeruar për të zhvilluar një bashkëbisedim së bashku. Dokumentin strategjik besa e keni tanimë në dorë, këtë tjetrin e keni në dorë, është Prania Besnike dhe është aneks i të parit. Përfshin vetëm partinë. Sot dua të flas për makinerinë tonë të partisë dhe me reflektimin e pasqyrës së bulevardit te flamimgove kam kaluar edhe pak kohë në varreat ku prehen historië e partive që fituan gjithçka dhe humbën fitoret e vazhdueshme. Të gjithë gurët në ato varreza kanë të njëjtin mbishkrim të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti.

Partia e Barack Obamës me 200 patronazhistë, 13 milionë adresa njerëzish të lidhur me kauzën, 3 muaj ppas fitores rrjeti u fut në shërbim të agjendës së Shtëpisë së Bardhë. Në zgjedhjet e mesmandatit makineria që magjepsi botën pësoi një nga disfatat më të rënda dhe Obama e pranoi si një ng dështimet më të mëdha. Më në jug në Brazil patriate Punëtorëve kishte vendosur në Porto Alegre buxhetimin me pjesëmarrje.
Anëtarët kishin vendosur se ku do të shkonte buxheti. 4 mandate radhazi populli e votoi, më pas kjo parti fitoi Brazilin dhe partia që i mësoi botës dëgjimin humbi qytetin e saj.

Ng kjo anë e oqeanit kujtoj se Macron ndërtoi partinë në kohë rekoord me 5000 vullnetarë, me 5 pyetje të hapura se çafrë nuk shkon në Francë dhe përgjigjet u bënë program. Podemos në Spanjë u bë njjë parti me gjysmë milioni anëtarë, por kur votuan u bënë 19 mijë. “5 Yjet” u tall me partitë e vjetra dhe programin ia besoi një kompanie private, kur nisën debatet në koalicion mbeti. 5 vende, 5 parti e njëjta sëmundje, e nisën me veshë hapur, qeverisën me veshë mbyllur, ngjitën shpejt lart dhe ranë po aq shpejt poshtë. Në pamje të parë tingëllon si Prania Besnike siç dallojnë syri dhe veshi i sëmurë nga ata të shëndoshë. Ndihmësi i partisë quhet sekser dhe populli e di se zyrat happen me çelësin e sekserit.

Sëmundja e ndryshkjes mund të perceptohet si e pashmangshme por nuk është, ka ndodhur edhe në raste kur duket se shkëlqejnë si në rastin e partisë Social Demokrate në Suedi. Partia në Singapor ka një rregull që s’është prekur më shumë se 60 vjet. Tajimet nisin në mbrëmje dhe përfundojnë në mesnatë. Njerëzit shkojnë si në kishë dhe në xhami që të dëgjohen nga të zgjedhurit. Në këtë kontekst PS s’mund të jetë as zyra e Punteros as kishë, as nostalgji e partive të masave të së kaluarës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb