Një nga protestuesit deklaroi se qëllimi i protestës është që të rrëzojë sistemin e kapur nga Rama dhe Berisha pasi është një nga sistemet më të korruptuara. Ai tha se Reforma territoriale po nxit shpopullimin.

“Ne këtu na bashkon një qëllim shumë i madh që të largojmë këtë sistem të korruptuar që ka marrë peng vendin, jemi bashkë për vendin tonë sepse jemi zot të kësaj toke. Jemi këtu sepse duam një Kushtetutë të re.
Reforma territoriale po vijon shpopullimin, këta nuk dinë hallet dhe problemet që kanë njerëzit.

Prej 62 ditësh shprehja ju erdhi fundi merr kuptim sespe ne duam liri dhe të drejtat tona, ne duam t’i japim fund këtij sistemi të marrë peng nga sy njerëz, duam t’i japim fund sistemit që s’pyet për njerëzit, sistemit të korruptuar dhe plaçkitës. Kjo protestë është kthyer në sensacion edhe për turistët.
Ne duhet të jemi bashkë deri në arritjen e qëllimit sepse ajo ditë po afron, të marrim atë që kemi dashur gjithmonë të jemi të lirë.
Rama na akuzon ne për korba dhe sorra por vetë është grabitësi më i madh. Kjo protestë është e shenjtë për ne, nkuk tërhoqemi deri në rrëzimin e regjimit më të korruptuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb