Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një magazinë e mbushur me materiale dhe prodhime bujqësore në fshatin Veterik në bashkinë Berat.
Si pasojë e flakëve magazina është shkrumbuar plotësisht.
Flakët kanë nisur fillimisht në magazinë dhe më pas janë përhapur me shpejtësi edhe drejt banesës dy katëshe që ndodhej ngjitur me të. Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, zjarri kishte depërtuar në katin e parë të banesës në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme, duke shpëtuar strukturën e banesës nga dëmtime më të mëdha.
Nga zjarri, magazina me materiale dhe prodhime bujqësore është dëmtuar rëndë dhe është shkrumbuar tërësisht. Shërbimet e policisë, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në rënien e zjarrit.
