Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme zonën pranë fshatit Hekal, në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit”.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe prej më shumë se 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën 6 mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe Albpetroli, të cilat ndërhynë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve.

Zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shmangien e dëmeve më të mëdha. Asnjë banesë apo objekt i industrisë së naftës nuk u prek nga flakët.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: