Aktivisti Erjon Murataj, në një intervistë për “News24”, deklaroi se protestat qytetare po zgjerohen në të gjithë vendin dhe se organizimet kanë nisur edhe në qytete të tjera.

Sipas tij, protesta ka arritur të “vrasë frikën” te qytetarët, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i lëvizjes mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Kam përshtypjen se do të ketë protesta të tjera kombëtare edhe gjatë muajit gusht, sidomos në 15-ditëshin e dytë. Objektivi kryesor sot është dorëheqja e Ramës”, u shpreh Murataj.

Ai shtoi se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në organizimin e protestave, duke e cilësuar atë si një instrument që po kalon një proces “vetëpastrimi” nga elementë që, sipas tij, nuk i përgjigjen situatës aktuale.”Unë besoj se shtatori do ta gjejë Shqipërinë në një stinë protestash mbarëkombëtare. Të rinjtë janë zëri më i fortë i kësaj proteste”, deklaroi ai.

Murataj kritikoi edhe Reformën Territoriale, duke e cilësuar atë si një “fasadë politike”, ndërsa theksoi se protestat po marrin shtrirje gjithnjë e më të gjerë në qytete të ndryshme të vendit.

“Kemi vënë re një zbutje të gjuhës të Edi Ramës, por ai është qëndrimi i një njeriu në hall. Rama është në hall shumë të madh. Kam përshtypjen se do të ketë protesta të tjera kombëtare edhe gjatë muajit gusht, sidomos gjatë 15 ditëshit të dytë. Kuvendi është një nga instrumentet serioz që po bën edhe vetëpastrimin e tij nga elementë të caktuar që nuk i përgjigjet situatës. Kuvendi do jetë pjesa që do shpërfaqë organizimin kapilar. Reforma Territoriale hiq pjesën e socialistëve të ndershëm pjesa tjetër është fasadë politike, duke shmangur kërkesën për t’u tërhequr. Protesta po shtrihet në qytete të tjera. Unë besoj se shtatori do ta gjejë Shqipërinë në një stinë protestash mbarëkombëtare. Të rinjtë janë zëri më i fortë i kësaj proteste. E kam thënë dhe e them se Rama nuk është i qetë dhe nuk do ketë pushime të qeta. Ende nuk është bërë lajm, por Rama po fut duart edhe te Prokurori i Përgjithshëm dhe kjo rezonon me frikën e madhe që ai ka për shtatorin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb