Protesta e pestë e banorëve të Divjakës është mbajtur mbrëmjen e së martës në sheshin kryesor të qytetit. Qytetarët protestues kanë kundërshtuar me forcë reformën e re territoriale e cila e shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen.

Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentat për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë.

Protestuesit kanë kërkuar që në shesh për të protestuar të vijnë më shumë qytetarë e banorë si dhe angazhimin maksimal nga punonjësit e administratës. Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do ndërprerjen protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.

“Duhet që shërbimet t’i marrim këtu, që çdo gjë ta kemi këtu. Sepse po u largua kjo, çdo gjë do na vështirësohet. Dhe baballarët tanë e kanë provuar këtë gjë”, tha mes të tjerash një protestues.

Të pranishmit në këtë tubim zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë divjakas në kauzën e tyre.
Mbrëmjen e së martës, kryetari i bashkisë nuk u ngjit në prodium për të folur mbi këtë çështje, ndryshe nga netët e tjera të protestës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb