Një kapitull i ri ka nisur për Dion Kaçurin. Mesfushori tashmë është pjesë e grumbullimit të Kosovës dhe, pas afrimit me skuadrën, ka thyer heshtjen për zgjedhjen që ka bërë në nivel përfaqësues.
“Ka qenë një vendim me zemër dhe lehtë ka qenë për mua. Jam shumë i lumtur që mundem të luaj për Kosovën. Provoj gjithnjë të jap maksimumin”, tha ai.
“Ka qenë lehtë sepse prindërit kanë lindur dhe janë rritur këtu. Familjen e kam këtu gjithashtu. Një herë ose dy në vit vijmë për pushime, prandaj ka qenë vendim me zemër”, theksoi ai.
