Kandidati demokrat për në Kongresin amerikan, Kirill Basin, është arrestuar pas një incidenti në një plazh në Havai, ku dyshohet se ka kërcënuar banorët gjatë një përplasjeje verbale.
Sipas raportimeve, ngjarja nisi pasi një 61-vjeçar i kërkoi Basin të ulte muzikën. Pas debatit, kandidati dyshohet se ka bërë kërcënime ndaj burrit dhe bashkëshortes së tij, duke lënë të kuptohet se ishte i armatosur.
Wild video shows Democratic congressional candidate Kirill Basin involved in an unhinged beach brawl in Maui after allegedly threatening beachgoers with a knife.
Officials say the incident began when a 61-year-old man asked Basin to lower the volume of his music. According to… pic.twitter.com/YUKzCABM8L
— Fox News (@FoxNews) August 5, 2026
Në një video të publikuar nga incidenti, Basin shfaqet duke debatuar dhe duke bërë kërcënime ndaj personave të pranishëm në plazh. Situata u tensionua më tej, derisa një kalimtar ndërhyri për të qetësuar palët. Përplasja përfundoi me Basin që duket se humbet ndjenjat dhe bie në tokë.
Policia e arrestoi 40-vjeçarin dhe e akuzoi për dy vepra penale të lidhura me kërcënime terroriste të shkallës së parë. Ai u la në paraburgim me një garanci prej 1 milion dollarësh.
Basin ishte kandidat për vendin e përfaqësueses demokrate Jill Tokuda në Distriktin e 2-të Kongresor të Havait.
