Në Korçë në mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në komisariat tre persona, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave, një konflikt ka nisur mes tre personave, duke u goditur me njëri-tjetrin.
Mësohet se këta të fundit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit të Vjetër të qytetit.
