Mbyllet revolta e 67 kundër Ramës. Protestuesit vazhduan edhe sot marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi i sotëm, nga Kryeministria, vijoi drejt Liqenit Artificial më pas në Sheshin Wilson dhe në disa akse të kryeqytetit.

Qytetarët protestojnë prej 67 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama në Burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët” , “Ju erdhi fundi” “Shqipëria kërkon Revolucion” kanë vijuar marshimin.

Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb