Banorët e Divjakës kanë vijuar për të shtatën natë radhazi protestën kundër reformës territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjes. Protestuesit ritheksuan se janë kundër këtij vendimi, duke kërkuar që Divjaka të ruajë statusin e saj si bashki më vete.
Gjatë tubimit, qytetarët përsëritën thirrjet drejtuar përfaqësuesve politikë, duke kërkuar që deputetët që kanë marrë votat e banorëve të jenë çdo mbrëmje në shesh në mbështetje të kauzës së tyre.
Një nga momentet më të veçanta të protestës ishte djegia simbolike e disa “teserave” të Partisë Socialiste nga një grup të rinjsh, si shenjë proteste ndaj mënyrës së qeverisjes dhe vendimeve që, sipas tyre, po dëmtojnë interesat e komunitetit.
Organizatorët njoftuan se protesta do të vazhdojë edhe në mbrëmjet në vijim, duke theksuar se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të merren në konsideratë.
