Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli Gjoni, ka reaguar në Facebook, një vit pas ngjarjes së 9 gushtit 2025, kur “News24” u përball me ndërprerjen e transmetimit.
Bardeli Gjoni shprehet se media nuk u përul përballë asaj që e cilëson si presion të dhunshëm nga kryeministri Edi Rama, ndërsa vlerëson gazetarët që vijojnë të ushtrojnë profesionin e tyre.
“1 vit / Media News 24 nuk u përul ndaj goditjes dhe presionit të dhunshëm të kryeministrit autokrat. Respekt për çdo gazetar që vazhdon të bëjë detyrën me kurajë”, shkruan ajo.
Në përfundim të reagimit, deputetja thekson rëndësinë e lirisë së medias për shoqërinë.
“Liria e medias është liria e çdo qytetari”, shprehet Greta Bardeli Gjoni.
