Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në zonën e Përparimit. Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet.

Nga të dhënat e para ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat dhe dinamika e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb