Trajneri i Çelsi, Çabi Alonso, po i bën presion klubit për të transferuar Martin Zubimendin nga Arsenali, pasi “Topçinjtë” siguruan shërbimet e brazilianit Bruno Guimaraesh në një marrëveshje që raportohet të jetë rreth 75 milionë paund.

Ardhja e brazilianit në veri të Londrës ka nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të mesfushorit spanjoll, i cili iu bashkua Arsenalit vetëm verën e kaluar. Zubimendi e nisi në mënyrë shumë pozitive aventurën tek Arsenali pas transferimit prej 60 milionë paundësh nga Real Sociedad. Por më pas gjërat ndryshuan.Ai humbi vendin në formacion gjatë fazës së fundit të sezonit dhe nuk ishte titullar as në finalen e ‘Champions’-it, të cilën Arsenali e humbi ndaj Paris SG.

Gazeta angleze “Metro”, duke cituar “Mundo Deportivo”, raporton se transferimi i Guimaraesh e ka vendosur Zubimendin në një “pozitë të pasigurt”, ndërsa e ardhmja e tij në Emirates është larg së qenit e qartë. Real Madridi thuhet se po shqyrton një tjetër tentativë për Zubimendin, pasi dështoi ta transferonte atë verën e kaluar. Megjithatë, gjigantët e La Ligës do të përballen me “konkurrencë të fortë”.

Çelsi po këmbëngul fuqishëm, ndërsa trajneri i ri, Alonso është i vendosur ta sjellë Zubimendin në “Stamford Bridge”. Ai e njeh shumë mirë mesfushorin, pasi ka punuar me Zubimendin gjatë periudhës së tij te Real Sociedad, përpara se të tentonte ta transferonte edhe gjatë periudhës së shkurtër në krye të Real Madridit. Qëndrimi i Arsenalit për një shitje të mundshme mbetet ende i paqartë, por “Mundo Deportivo” pretendon se klubi londinez kërkon të paktën 90 milionë euro, rreth 77 milionë paund, për të dhënë dritën jeshile për largimin e Zubimendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: