Aksioni protestues kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar ka vijuar me marshim në rrugët e kryeqytetit, në ditën e 73-të radhazi të qëndresës qytetare.
Pas grumbullimit dhe fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, turma e protestuesve i është drejtuar akseve kryesore të Tiranës. Qytetarë të shumtë kanë marshuar pa ndalim përgjatë rrugëve kryesore, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin dhe duke i dhënë mesazh të prerë mazhorancës.
Gjatë të gjithë marshimit, protestuesit kanë lëshuar korale e thirrje të fuqishme, mes të cilave “Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Poshtë diktatura!”.
Qytetarët shprehen të vendosur për të mos e ndalur aksionin e tyre rrugor deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.
