Bayern Munich mbylli merkaton në hyrje, të paktën publikisht, me transferimin e Sabiarit dhe Brown, ndërsa tani prioritet i klubit gjerman është të blindojë “bomberin” e tyre kryesor, Harry Kane. Pasi i mbyllën derën Real Madrid dhe çdo klubi që interesohej për Olise, Bayern synon të bëjë të njëjtën gjë edhe me fituesin e “Këpucës së Artë”, Harry Kane.
Prej kohësh, palët ishin përfshirë në negociata për rinovimin e kontratës, por gjithçka ishte spostuar nga vet lojtari pas përfundimit të Botërorit “FIFA2026” pasi dëshironte të ishte totalisht i fokusuar te paraqitja e tij me Anglinë. Tani është koha për t’u ulur në një tavolinë dhe për të gjetur një akord të ri.
Sipas “Sky Sport De”, dëshira e Harry Kane është të vijojë bashkëpunimin me Bayern Munich duke bërë që rinovimi të jetë një formalitet pasi lojtari nuk ka asnjë pretendim në lidhje me pagën e tij, nuk kërkon rritje, por diskutimi i vetëm mbeten detajet mbi kohëzgjatjen.
Gjithnjë sipas Sky Sport, Harry Kane pritet të firmos një kontratë të re deri në vitin 2029. Kane mbylli një tjetër sezon fantastik me fanellën e Bayern Munich ku vetëm në Bundesligë realizoi 33 gola.
