Një ish-mësues, pjesëmarrës në protestën që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ka folur për situatën ekonomike dhe pensionet, duke shprehur mbështetjen e tij për kauzat e protestuesve. “Isha mësues. Kauzat e protestës janë shumë të drejta. Unë kam marrë shumë pak lekë, por sot akoma më pak pension. Këta politikanë të korruptuar marrin 100 fish më shumë se unë”, u shpreh ai.

Duke folur për pensionet, ish-mësuesi tha se edhe pse merr një pension, ai nuk e konsideron të mjaftueshëm për të përballuar nevojat e përditshme.

“Unë marr disi, por nuk e quaj të mjaftueshme. Ata që marrin 100 fish, çfarë hanë?”, tha ai. Ish-mësuesi kritikoi gjithashtu qeverinë për skemën e pensioneve, duke pretenduar se premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama për këtë skemë nuk është mbajtur.

“Skemën e pensioneve që premtoi, Rama e hoqi”, deklaroi ai. Protesta në sheshin “Skënderbej” vijon ndërsa qytetarët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku prej 74 ditësh po zhvillohen tubime kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: