Në ditën e 74-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, fjalimet nga podiumi përpara godinës së Kryeministrisë kanë vijuar me mesazhe të forta nga aktivistët shoqërorë.

Pjesë e podiumit është bërë edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila ka denoncuar emigrimin e dhimbshëm të të rinjve dhe trysninë e sistemit mbi qytetarët e ndershëm.

Aktivistja u ndal te sakrificat e brezit të ri për të braktisur vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt politikat e mazhorancës për dëmtimin e imazhit dhe të ardhmes së rinisë:

“Të rinjtë tanë rrezikuan jetën me gomone dhe kamionë për të emigruar sepse jeta në Shqipëri për ta ishte e pamundur. Qeveria e Edi Ramës që kriminalizoi Shqipërinë, tentoi të kriminalizojë edhe rininë shqiptare.”

Më tej, Vatnikaj artikuloi kërkesën thelbësore të lëvizjes qytetare për të ndërtuar një shoqëri me vlera e dinjitet:

“Kemi një kërkesë bazike: kërkojmë të jetojmë në një Shqipëri normale ku të mos jesh kriminel nuk është turp, ku të zgjedhësh të jetosh në vendin tënd pavarësisht se nuk do t’i shërbesh autokracisë së Edi Ramës dhe sistemit të tij nuk është turp! Kërkojmë të ndërtojmë një Shqipëri normale ku puna e ndershme të bën të jetosh me kokën lart dhe të mos shfrytëzohesh me orë të tëra në punë për një jetë bazike. Zoti kryeministër nuk je politikan i ri. Nuk te ben veshja apo batutat e lodhura. Esh te koha te ikësh dhe drejtësia te te hetoje si nje nga politikanet me te korruptuar te këtij sistemi!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb