Policia gjermane ngriti alarmin të hënën pas zbulimit të një objekti të dyshimtë në shinat hekurudhore në qytetin bavarez të Treuchtlingen. Megjithatë, pas ndërhyrjes së ekipeve të specializuara, autoritetet konfirmuan se objekti nuk përmbante eksplozivë.
Për shkak të dyshimeve fillestare, ndërtesat pranë vendit ku u gjet objekti u evakuuan, ndërsa zona u rrethua dhe qytetarëve iu kërkua të qëndronin larg saj. Për heqjen dhe ekzaminimin e objektit u përdorën robotë të specializuar, përfshirë një robot çminimi, në një operacion të zhvilluar pranë stacionit hekurudhor të qytetit.
Ngjarja vjen në një periudhë kur autoritetet gjermane janë në gatishmëri të shtuar për shkak të kërcënimeve të mundshme me dronë. Vigjilenca është rritur pas një incidenti në aeroportin e Leipzigut, në Gjermaninë lindore, ku pranë pistës u zbulua një dron i dyshuar se ishte i pajisur me eksploziv.
In Treuchtlingen räumen Einsatzkräfte Gebäude in Bahnhofsnähe wegen eines verdächtigen Gegenstands. Der Nahverkehr in der Region kommt dadurch zum Erliegen. https://t.co/navNveQ80N
— DIE ZEIT (@zeitonline) August 13, 2026
Pavarësisht frikës fillestare, kontrollet në Treuchtlingen rezultuan negative për praninë e lëndëve shpërthyese. Treuchtlingen është një qytet në Bavari, në rajonin e Frankonisë së Mesme, me rreth 12 mijë banorë, dhe ndodhet afërsisht 150 kilometra në veriperëndim të Mynihut. Autoritetet vijojnë të hetojnë origjinën dhe natyrën e objektit të dyshimtë.
