IdentiTek ka njoftuar numrin e ri të Shërbimit të Klientit, ku qytetarët mund të drejtohen për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumentet biometrike.

Numri i ri i kontaktit është +355 4 451 9999.
Shërbimi i Klientit do të jetë në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.

Administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Cepe, u shpreh se ndryshimi synon përmirësimin e komunikimit me qytetarët.

“Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor”, theksoi ajo.

Sipas IdentiTek, përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe lehtësimi i aksesit në informacion janë pjesë e punës së vazhdueshme për ta bërë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe efikas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb