Në këto ditë gushti kur Korça është kthyer në kryeqytetin e Festës së Birrës, një atmosferë e veçantë përjetohet në Shtëpinë e Birra Korça, në vendin e lidhur ngushtë me historinë e birrës së parë shqiptare.
E ndërsa Festa e Birrës vijon në qytet, vizitorët duket se e kanë bërë zgjedhjen e tyre, të shijojnë Birra Korça, por edhe të përjetojnë atmosferën e festës, në vendin ku nisi historia e birrës shqiptare.
Për shumë prej tyre, Shtëpia e Birrës është një nga ambientet më të preferuara për të kaluar mbrëmjen.
Qytetarë korçarë, të ardhur nga qytete të tjera të vendit dhe nga jashtë Shqipërisë, festojnë dhe shijojnë Birrën e parë shqiptare, që e cilësojnë më të mirën, ushqimin cilësor tradicional dhe muzikën e bukur nën shoqërinë e njerëzve të dashur.
Pjesë e festës që zgjat 5 netë është edhe “Birra Tirana”, me stendat e saj të dedikuara për adhuruesit e birrës, duke i dhënë edhe më shumë larmi atmosferës së këtij eventi tradicional.
Për pesë ditë, Korça pret mijëra vizitorë, të cilët shijojnë birrën, muzikën, atmosferën festive dhe traditën që prej 20 vitesh e bën këtë event një nga aktivitetet më të rëndësishme verore në vend.
Birra Korça, birra e parë shqiptare, që frymëzoi dhe u bë pjesë themelore e krijimit të kësaj feste, është shndërruar në një simbol të qytetit dhe në një nga elementët identifikues të festës së përvitshme.
20 vite histori, 20 vite emocione dhe një festë që tashmë është bërë traditë.
Festa e Birrës, tradita vazhdon!
