Drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia, Klevi Elezi, është përfshirë në një aksident automobilistik. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në pjesën e përparme.

Nuk ka ende informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident. Pritet që rrethanat e ngjarjes të sqarohen nga autoritetet.

Klevi Elezi është aktiv në politikën lokale në Durrës dhe është anëtar i Kryesisë së Partisë Mundësia.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb