Një nga folësit në protestën para godinës së Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër e me tone të forta, duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj krerëve të politikës dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të braktisin indiferencën.

Protestuesi theksoi se rezistenca qytetare është shtrirë edhe jashtë kufijve, ndërsa i dërgoi një mesazh të prerë pushtetit:

“O Edvin, ti që na shpërndave bashkë me Saliun nëpër botë dhe mendove se Shqipërinë e ke nxjerrë mish për top, e ke gabim! Shqiptarët kudo në botë do e shpëtojnë edhe një herë këtë tokë! Ju ka ardhur fundi! Ka 76 ditë që Shqipëria është në shesh, jo vetëm në Tiranë, por edhe në sheshet evropiane e amerikane.”

Më tej, ai denoncoi sjelljen e drejtuesve të qeverisë dhe zëvendësimin e forcës vendase të punës me punëtorë të huaj:

“Edi Rama bredh me skaf nëpër gjiret e Shqipërisë me Soros! Të gjithë ata që kanë frikë, ta shuajnë njëherë e përgjithmonë! Është turp i madh që Shqipëria të vijojë në këtë situatë. Po i bëjnë kompanitë e mëdha që të marrin sa më shumë indianë e egjiptianë, me pak fjalë duan të na shpopullojnë! Atë që tha ministrja serbe para një muaji për spastrim etnik, atë duan të bëjnë këta!”

In përmbyllje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht në sheshe për të mbrojtur të ardhmen e vendit: “Çohuni në protesta! Mos rrini në kafe! Çohuni e shpëtoni vendin tuaj!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb