Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me fushatën e re të markës së saj të veshjeve, Khy, ku promovon një bashkëpunim të ri me kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini.
29-vjeçarja shfaqet në fotografitë e fushatës pa rroba, duke mbajtur vetëm një palë sandale argjendi nga koleksioni i ri. Flokët e gjatë të zinj i bien mbi shpinë, duke mbuluar pjesërisht trupin e saj.
Jenner publikoi imazhet në Instagram më 14 gusht, duke treguar edhe detaje nga bashkëpunimi.
“Kam veshur Gia Borghini për vite me radhë, ndaj ky bashkëpunim më dukej zgjedhja e duhur. Më dhanë mundësinë të krijoja këpucët e ëndrrave të mia për Khy, të punuara me dorë në Itali”, shkroi ajo krahas fotografive.
Bashkëpunimi shënon një tjetër zgjerim të markës Khy në sektorin e modës dhe aksesorëve, ndërsa Jenner ka zgjedhur të jetë vetë protagoniste e fushatës së re.
