Me largimin e Pep Guardiola-s dhe uljen në stol të Enzo Maresca-s, Man.City ka nisur një revolucion jo pak të rëndësishëm, ku gjithçka fillon nga mesfusha. Është e qartë që “qytetarët” duhet të ndryshojnë diçka, kjo u pa edhe në finalen përballë Arsenal ku “topçinjtë” fituan dhe dominuan me rezultatin e pastër 3-0.

Gjatë kësaj vere u larguan dy mesfushorë si Rodri dhe Reijnders, ky i fundit u transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Qadisah, por nga shitja e tyre Man.City përfitoi mbi 120 mln euro. Këtë shifër, City do ta investojë menjëherë duke afruar në skuadër një tjetër mesfushor. Pas afrimit të Elliot Anderson, “qytetarët” janë hedhur “all-in” për të mbyllur sa më shpejt edhe transferimin e zbulimit të Botërorit, Ayyoub Bouaddi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas BBC, afrimi i mesfushorit maroken është i mbyllur, mungojnë vetëm detajet e fundit, pasi palët kanë gjetur akordin total. Lille do të marrë shumën që kërkon për 18-vjeçarin, 100 milionë euro, ndërsa Maresca do të ketë dyshen e tij të re në mesfushë, Anderson-Bouaddi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb