Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit është i tejmbushur me fëmijë të sëmurë,të prekur nga virozat,për shkak të temperaturave të larta. Shefi i Repartit të Pediatrisë Berat,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku shprehet se,gjatë këtij muaji kanë dominuar sëmundshmëritë virale tek fëmijët, ku janë shfaqur probleme gastro-intensinale,që në shumicën e rasteve kanë qënë si viroza të stomakut,të shoqëruara me infeksione të zorrëve.Moshat më të prekura nga këto viroza-ka thënë ai-kanë qënë 1-11 vjeç dhe ajo që bën përshtypje në këtë sezon,këtë vit, është që ka mjaft raste të huaj dhe emigrantë që paraqiten në Repartin e Pediatrisë pasi nuk kanë plotësuar këshillat e dhëna për përballimin e temperaturave të larta.

Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku ka pohuar se,numri i vizitave arrin në 40 çdo ditë dhe,pas ekzaminimit, 1/3 e tyre hospitalizohen.

“Situatat e sëmundshmërisë te fëmijët ndikohen në mënyrë të pashmagshme nga kushtet atmosferike, kështu që çdo ndryshim i temperaturave dhe i lagështisë reflektohet në gjendjen e tyre shëndetësore dhe sëmundshmërinë në përgjithësi.

Gjatë kësaj periudhe kanë dominuar sëmundshmëritë virale tek fëmijët,ku janë shfaqur probleme gastro-intensinale, që në shumicën e rasteve kanë qënë si viroza të stomakut,të shoqëruara me infeksione të zorrëve. Moshat më të prekura nga këto viroza kanë qënë 1-11 vjeç dhe ajo që bën përshtypje në këtë sezon, këtë vit, është që ka mjaft raste të huaj dhe emigrantë që paraqiten në Repartin e Pediatrisë pasi nuk kanë plotësuar këshillat e dhëna për përballimin e temperaturave të larta,kanë shëtitur nëpër Berat në orët e drekës dhe pastaj janë paraqitur në pediatri me dhimbje koke,me çrregullime, me lodhje, zbehje dhe të vjella.
Kështu që larmia e fëmijëve të paraqitur, mosha dhe kombësitë sivjet kanë bërë ndryshime.

Krahasimi i sëmundshmërisë nga virozat i këtij viti me të njëjtën periudhë të një viti më parë është e pamundur të bëhet me shifra të sakta pasi nga viti në vit ka pasur ulje të numrit të përgjithshëm të fëmijëve pasi janë ulur ndjeshëm nga viti në vit lindjet. Por,ajo që është shtuar dhe që bie në sy këtë vit është që kemi të huaj që paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit.

Simptomat e kësaj viroze,që po qarkullon tek fëmijët,janë: temperatura e lartë, lodhje në formën e intoksikimit,pafuqi,të vjella dhe diarre. Mesatarisht,pranë Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat,numri i vizitave arrin në 40 vizita çdo ditë dhe 1/3 e tyre shtohen në këtë repart”-ka thënë mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.

Ai ka këshilluar prindërit që të mos neglizhojnë temperaturat e larta,fëmijët të mos i nxjerrin jashtë në diell nga ora 10-15,tu japin fëmijëve lëngje dhe të respektojnë për ta higjenën e ambjentit, ushqimin dhe veshjen e përshatshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb