Pentagoni po shqyrton mundësinë e reduktimit të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik pas përfundimit të luftës me Iranin, raporton The Washington Post.

Sipas zyrtarëve amerikanë, aktualisht po vlerësohet nëse bazat ushtarake amerikane të dëmtuara nga sulmet iraniane duhet të rindërtohen, apo nëse një pjesë e forcave amerikane duhet të zhvendoset në zona të tjera të Lindjes së Mesme.

Ky rishikim mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara e organizojnë praninë e tyre ushtarake në rajon.

Zyrtarët po analizojnë gjithashtu kostot dhe rreziqet e rindërtimit të bazave, ndërsa çdo vendim për zhvendosjen e trupave do të lidhej me nevojën për të ruajtur kapacitetet mbrojtëse dhe strategjike amerikane në Lindjen e Mesme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb