Eksperti i IT, Gent Prongi në protestën e 80-të kundër kryeministrit Rama ka dhënë një mesazh dhe një thirrje për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës.

“Për shumë vite na kanë mësuar të përsërisim të njëjtat fjali, çfarë do të ndryshojë, të gjithë janë njësoj, shiko punën tënde. Dhe këtu fillon problem. Sepse një shoqëri nuk mbahet peng nga ata që abuzojnë me pushtetin, mbahet peng edhe nga momenti kur njerëzit e mirë bindet se nuk ia vlen të reagojnë, ndaj jo protestë duhet të jetë rizgjim kombëtar, Shqipëria po shitet. Të kërkosh institucione që të shërbejnë, drejtësi që të mos vonojë, polici që të mbrojë, arsim ku fiton ai që Meriton. Punë ku nuk të kërkohet bindje politike dhe një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke. Këto nuk janë kërkesa luksi…Mos prisni gjithmonë që dikush tjetër të dalë përpara. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për qytetarë që nuk shitet, që kërkojnë llogari e që nuk tremben nga pushteti e nuk verbohen nga partitë. Sot thirrja ime është për atë që në dëgjon e shikon, t’i je ndryshimi. Një protestë e madhe bëhet kur të gjithë jemi bashkë. Ejani për veten, familjen e dinjitetin tuaj”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb