“Jemi për Shqipërinë, jo për partinë”, janë thirrjet e protestuesve ndërsa marshojnë në rrugët e Tiranës.
Prej 80 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një protestë e cila asnjëherë më parë nuk ka zgjatur kaq gjatë dhe me një vendosmëri e qëndrueshmëri të tillë.
Gjatë marshimit jehojnë thirrjet “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Ju erdhi fundi”.
