Kritika ndaj projektit të Aeroportit të Vlorës janë ngritur edhe nga aktivistët e mbrojtjes së natyrës.
Një pjesëtar i organizatës për mbrojtjen e natyrës (PPNA) ka deklaruar gjatë protestës së 81, se ndërtimi i aeroportit brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë ka sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe ka anashkaluar shqetësimet e ekspertëve dhe qytetarëve.
Sipas aktivistit, në zonën ku është ndërtuar aeroporti po zhvillohen edhe projekte të tjera, përfshirë një resort të ri.
“Shkatërrimi i natyrës nisi me Aeroportin e Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë Nartë. U premtua se do të ha me lugë floriri pasi aeroporti ë ndërtohet por e shpërfillën publikun, ekspertët njësoj si tani dhe vazhduan. Sot kemi një ndërtim në një zonë ku po ndërtohet edhe një resort i ri. Kemi një aeroport aty ku fluturojnë dhjetëra mijëra shpendë. Me këtë ndërtim autoritetet po vënë në rrezik qytetarët. Do të jenë në një zonë që vë në rrezik pasagjerët. Ka një shpresë që ka lindur sepse pas kësaj proteste, ne do të jemi më të mirë për të refuzuar shpërfilljen e autoriteteve”, tha ai.
