Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.
Eksperti i IT, Gent Progni tha se Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti nëse vendosen rregulla të qarta, transparencë dhe përgjegjësi institucionale.
“Shqipëria mund të ndryshojë shumë brenda një viti. Flas për 365 ditë punë rregull e përgjegjësi. Imagjinoni vetëm vitin e par, muajin e parë, çdo kontratë publike hapet, çdo pagesë bëhet e kontrollueshme, të dhëna të hapura për të gjithë. Çdo tender publik. Muaji i tretë, çdo institucion publikon çfarë ka premtuar sa para ka marrë, dhe sa ka realizuar. Muaji i gjashtë çdo zyrtar që firmos duhet ta dijë se firma e tij nuk humbet në sirtar. Dhe brenda një viti mund të kemi një Shqipëri ku qytetari hap telefonin dhe kërkon shtetin e vet. Njerëzit për ta bërë ekzistojnë, paratë ekzistojnë ajo që ka munguar është vullneti dhe këtu është mashtrimi më madh që mund të na kenë bërë. Na kanë bindur se problemi është Shqipëria, jo problemi është mënyra se si administrohet Shqipëria. Nuk kemi nevojë për një idhull të ri, por një sistem aq të fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministër. Një sistem ku ligji funksionon dhe kur pushtetari nuk do. Kur tenderi kontrollohet edhe kur ministri nuk do. Ky është shtet i fortë, jo shteti që tremb qytetarin por shteti që nuk lejon pushtetarin të bëjë atë që do. Kjo protestë nuk ka nevojë të prodhojë udhëheqës të ri, por një standard të ri që kushdo që vjen nesër të dijë që koha me vota më lini 4 vjet mbaroi. Shqipëria mund të bëhet”, tha ai…
