Në revoltën e 85 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ish-luftëtari i UÇK, Meçan Zotaj, tha se shqiptarët janë të vendosur dhe se nuk do të lejojnë shitjen e Shqipërisë.

Duke iu referuar situatës politike dhe protestave të zhvilluara prej 85 ditësh, ai tha se kryeministri Edi Rama është, sipas tij, i delegjitimuar dhe duhet të japë dorëheqjen.

“Edi Rama me dëmet që i ka bërë Shqipërisë, dikush durimin e ka më të madh, dikush më të shkurtër. Për këto 85 ditë një kryeministri të deligjitimuar, çfarë duhet t’i themi më shumë. Duhet të japë dorëheqjen për dinjitetin e një shteti që nuk mund të udhëhiqet më nga një kryeministër që vë trojet e Atdheut në Pazar dhe me arrogancë mundohet të bindë patronazhistët se Shqipëria zhvillohet duke e shitur. Këta me në krye kupolën e mafies Edi Rama shkatërruan gjithçka. Por ne do të jetojmë pa shitur Atdheun tonë”, tha ai.

Gjithashtu ai bëri thirrje për të gjithë qytetarët, që të bashkohen në shesh për të larguar qeverinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb