Kreu i opozitës, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se asnjë ndryshim në qeveri nuk i mashtron dot më shqiptarët, ndërsa shtoi se duhet të jetë Rama që të japë dorëheqje.

Berisha tha se kjo qeveri dhe Rama duhet të largohen, pas thirrjeve prej gati 90 ditësh të qytetarëve shqiptarë.

“Ne nuk u rrezitëm gjatë kësaj vere, as në jahte, as në skafe. Ne mblidhemi këtë javë e në vazhdim. Sa i përket qeverisë, mendoj se Balluku BIS, qeveria Balluku, mendoj se me asnjë ndryshim të saj nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Qytetarët kanë gati 90 ditë, PD ka vite që kërkon dorëheqjen dhe largimin e tij. Zgjidhja e kësaj krize të frikshme, është largimi dhe dorëheqja e tij e menjëhershme.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: