Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kapet dhe arrestohet Florion Dalladaku, 45 vjeç, ka goditur nënën e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, dhe babain, Hasanin. Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Zhym të Njësisë Administrative Krutje në Lushnjë.
Pas krimit të rëndë 45-vjeçari u arratis me makinën e vëllait, për t’u arrestuar pak minuta më vonë nga policia.
Siç shihet nga pamjet, forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion, ndërkohë që pasi e kanë nxjerrë nga mjeti, e kanë prangosur. Dyshohet se autori i krimit vuan nga probleme të shëndetit mendor.
