Një mbrëmje e pazakontë për Cristiano Ronaldon, por një përmbysje spektakolare për Al Nassr. Portugezi u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë, ndërsa skuadra e tij arriti të përmbysë humbjen 0-2 dhe të fitojë 3-2 ndaj Al Ettifaq, pavarësisht se luajti me 10 lojtarë.
Al Nassr mbeti në inferioritet numerik që në minutën e 12-të, pas kartonit të kuq për portierin Bento. Al Ettifaq përfitoi nga epërsia dhe shënoi dy herë në pjesën e parë, duke krijuar idenë e një fitoreje të sigurt.
Ronaldo nuk e fshehu zhgënjimin gjatë 45 minutave të para dhe, në pjesën e dytë, trajneri Ange Postecoglou vendosi ta linte në stol.
Vendimi rezultoi i suksesshëm. Sadio Mané shënoi dy gola, ndërsa Abdulelah Al-Amri realizoi golin tjetër, duke kompletuar një përmbysje të jashtëzakonshme.
Nga 0-2 në 3-2 dhe me një lojtar më pak: Al Nassr siguroi një nga fitoret më spektakolare të sezonit, ndërsa Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më të pazakonta që prej transferimit të tij në Arabinë Saudite.Zëvendësimi i tij mori peshën kryesore mbrëmjen e së martës, duke zbehur sadopak suksesin e arritur nga Al Nassr në fushën e blertë.
