Gentian Selmani ka ndryshuar skuadër dhe tashmë do ta vazhdojë karrierën në Kosovë. Ish-portieri i Teutës, 28 vjeç, është bashkuar me skuadrën e Ballkanit në Kosovë.

“FC Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili sjell në skuadër përvojë të rëndësishme nga kampionati shqiptar, ai turk dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

I lindur më 9 mars 1998 në Krujë, Selmani është formuar si portier në futbollin shqiptar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke regjistruar paraqitje në kategorinë e dytë turke dhe në Kupën e Turqisë.

Në sezonin e fundit, Selmani ishte pjesë e KF Teutës, ku ishte një nga portierët kryesorë të skuadrës dhe regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26.

Me përvojën e fituar në Shqipëri dhe jashtë saj, Selmani i bashkohet Ballkanit për të qenë një vlerë e rëndësishme mes shtyllave të portës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb