Arrestimi i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasi ka jehuar edhe në ditën e 88-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë. Qytetarët e pranishëm në shesh e kanë cilësuar prangosjen e tij si një lajm të mirë, ndërsa i kanë kërkuar SPAK-ut shtrirjen e mëtejshme të hetimeve.
Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, një nga qytetarët nënvizoi se arrestimi i Agasit duhet të jetë vetëm hapi i parë drejt vënies përpara drejtësisë të funksionarëve më të lartë shtetërorë.
“Mirëmbrëma të gjithëve! Ja ku jemi këtu, me një lajm të mirë, me arrestimin e Ergys Agasit. Arrestimi i tij është vetëm fillimi. Ne kërkojmë arrestimin e Belinda Ballukut, të Edi Ramës!” u shpreh ai gjatë tubimit.
