Ka përfunduar ditën e saj të 88-të protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, thirrje për dorëheqje dhe marshim në akset kryesore të kryeqytetit.

Pasi përfunduan fjalimet para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, duke ndaluar posaçërisht përpara Drejtorisë Vendore të Policisë. Çështja e prangosjes së biznesmenit Ergys Agasi u kthye në një nga temat kryesore të tubimit, ku qytetarët përsëritën thirrjet që hetimet e drejtësisë të vijojnë deri në arrestimin e drejtuesve më të lartë të pushtetit.

Në përfundim të marshimit, turma u rikthye sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku zhvillohet çdo ditë qëndresa e tyre. Me kërkesën kryesore të pandryshuar “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit e mbyllën tubimin me thirrjen tradicionale: “Nesër më shumë!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb