Një vatër zjarri është aktivizuar orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.
Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Në zonë janë nisur punonjës të Bashkisë Bulqizë, shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të pyjores, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për identifikimin e autorit ose autorëve, pasi dyshohet se zjarri është i qëllimisht.
