Ergys Agasi një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”, ka mbërritur në gjykatën e posaçme për masën e sigurisë. Agasi, u arrestua pas tetë muajsh në arrati në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa ishte në ndjekje nga policia që nga Elbasani.
Në momentin e arrestimit, në automjet me Agasin, ndodhej, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda.
Edhe Shpataraku ishte i shpallur në kërkim pasi disa javë më parë kërcënoi me jetë punonjësit e një hoteli në jug.
Ai u arrestua në flagrancë për shoqërimin e Agasit, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.
