Në ditën e 90-të të protestave të pandërprera kundër ekzekutivit, premtimet e kryeministrit Edi Rama vite më parë vijojnë të bëjnë bujë, duke bërë kontrastin me realitetin dhe bilancin e viteve të pushtetit.

Dikur, Edi Rama deklaronte publikisht se ardhja e tij në pushtet nuk bëhej me synimin për të kapur institucionet apo shtetin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Sot, pas 13 viteve në drejtimin e vendit, protestuesit dhe kritikët theksojnë se realiteti është krejt ndryshe nga çfarë u premtua, duke e akuzuar atë për centralizim të pushtetit dhe kapje të institucioneve të pavarura.

Në këtë sfond pakënaqësie, tubimet kundër kryeministrit dhe kabinetit të tij kanë arritur sot ditën e 90-të radhazi. Qytetarët po vijojnë qëndresën e tyre pa ndërprerje në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar llogaridhënie dhe largimin e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb