Zbardhen disa nga porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë drejtuesve politikë dhe ministrave gjatë takimit të zhvilluar sot në rezidencën qeveritare në fshatin SOS. Në fokus të takimit ka qenë organizimi politik në territor dhe forcimi i komunikimit me qytetarët. Rama ka kërkuar ndërtimin e një skeme të personalizuar për të gjithë drejtuesit politikë, ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët, e cila do të jetë e dedikuar për territorin dhe qytetarët që ata mbulojnë.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton per BalkanWeb se kryeministri ka kërkuar gjithashtu që takimet në bazë me qytetarët të zhvillohen në mënyrë sistematike, çdo javë, me qëllim dëgjimin nga afër të problematikave dhe shqetësimeve të tyre.

Një tjetër porosi e Ramës ka qenë zbatimi i nismës “Pasqyrë Shqipëri”, për të cilën ai ka kërkuar që të trajtohet si një rregull që duhet respektuar nga të gjithë.

“Pasqyrë Shqipëri” duhet të jetë ligj dhe të zbatohet nga të gjithë, mësohet të ketë deklaruar Rama gjatë takimit. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kishte karakter politik e organizativ, ndërsa në të morën pjesë drejtues politikë dhe ministra të kabinetit qeveritar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: